Pas 38 vjetësh mori vesh se i ka tri veshka

11 maj 2020 | 11:40

Një burrë nga Brazili, 38 vjeç, ka shkuar të konsultohet me disa mjekë pasi vuante nga dhimbje të forta në shpinë. Mjekët i bënë një skanim CT të zonës së shpinës që ta diagnostikonin për shkaktarin e dhembjes. Në skanim shihej se burri vuante nga hernia diskale. Por kjo nuk ishte diçka që tronditi mjekët pasi është një sëmundje shumë normale.

Ajo që i la të befasuar ishte fakti se personi kishte tri veshka. Raporti i mjekëve thotë se veshka e majtë e burrit ishte normale, ndërsa ajo në të djathtë ishte shkrirë në dy veshka rreth zonës së legenit.

Raporti i shkruar në “The New England Journal of Medicine” (NEJM) tregon se ky person nuk kishte ndonjë problem me veshkat dhe të gjitha organet e tjera në trupin e tij duket se funksionojnë normalisht.

Kjo gjendje dyshohet të ketë lindur gjatë zhvillimit të embrionit por, për shkak se nuk ka pasur simptoma të veçanta, pacienti nuk e ka ditur gjendjen derisa e zbuloi rastësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike do ta japë pëlqimin gjatë kësaj jave për…