Pas 5-muajsh lidhje, Rita dhe i dashuri i saj po planifikojnë të martohen

23 gusht 2021 | 15:43

Kanë vetëm pesë muaj të lidhur dhe duket se po mendojnë për martesën. Është fjala për Rita Orën dhe të dashurin e saj të ri, Taika Waititi. “The Sun” shkruan se ata kanë nisur që të dalin bashkë në mars të këtij viti në Australi.

Pasi pranuan se janë në një lidhje dashurie, thuhet se ata po jetojnë së bashku në Los Angeles.

“Taika e thërret Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit. Të gjithë e konsiderojnë këtë si një tallje dhe flirtim, por Rita padyshim që shpreson që ai ta ketë seriozisht”, ka thënë një burim pranë tyre.

Sipas “The Sun”, Rita teksa ka biseduar me shoqërinë e saj, me “shaka” ka thënë se ajo Taika do të martohen në një ceremoni të “shpejtë”, e më pas do të organizojnë një festë më të madhe.

Ndërkohë kutjojmë se 46-vjeçari ka qenë i martuar më parë me producenten e filmave, Chelsea Winstanley, dhe u ndanë në vitin 2018. Nga ana tjetër, këngëtarja e famshme shqiptare nuk është martuar kurrë më parë.

“Rita shpreson qe? ai ta kete? seriozisht”/ Pas 5-muajsh lidhje,

“Rita shpreson qe? ai ta kete? seriozisht”/ Pas 5-muajsh lidhje,“Rita shpreson qe? ai ta kete? seriozisht”/ Pas 5-muajsh lidhje,

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NTP "Te Shabani'' me NUI: 810438201 me seli në Podujevë…