Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Kurti, fton në takim liderët e partive

27 qershor 2025 | 10:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkolonel Shpend Zogaj ka diplomuar me sukses programin akademik në…