Pas Amerikës, edhe BE-ja mbështet hapjen e zyrës së Tajvanit në Lituani

15 gusht 2021 | 16:12

Bashkimi Evropian, përmes zëdhënësit të saj ka theksuar se mbështet plotësisht hapjën e Zyrës së Tajvanit në Lituani, duke theksuar se hapja e saj nuk e shkel parimin e politikës evropiane “Një Kinë”.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe BE-ja ka mbështetur Lituaninë, e cila u gjend nën presion shumë të madh nga Kina, pas hapjës së Zyrës së Tajvanit në Vilnius.

“Ne nuk e konsiderojmë hapjen e një zyre përfaqësuese në Tajvan ose nga Tajvani në Lituani si një shkelje të politikës së BE -së për ‘Një Kinë”, shtoi zëdhënësi i BE-së.

No description available.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditë më parë kërkuan nga shtete të ndryshme të BE-së, por edhe nga Kosova që të ndjekin shembullin e Lituanisë për të lidhur marrëdhënie me Tajvanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesa Gjinaj është shpallur kampione në turneun e tenisit “Neocom…