
Pas arrestimit të Lefter Kokës, ky është reagimi i Edi Ramës: Nuk më bën asnjë përshtypje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas arrestimit të ish-ministrit të qeverisë së tij dhe ish deputetit të Partisë Socialiste.
“Por qe t’i përgjigjem thelbit te komentit tënd, edhe impiantet moderne te përpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugën e shpëtimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zonës se Elbasanit, Tiranës e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtësi po se po, janë vepra te shumicës sonë qeverise për te cilat unë jam e do te jem gjithnjë krenar, kështu qe euforia baltosese e atyre qe bëjnë politike me akuza e me moton shpif e shpif se diçka do mbetet, për arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me bën asnjë përshtypje, sepse nga njëra ane investimi ne Elbasan është aty, ne sytë e te gjithëve e ne baze te kontratës tanimë ai është prone publike e bashkisë se Elbasanit qe do te shërbeje për te vazhduar mbrojtjen e zonës nga ndotja, ndërsa nga ana tjetër çështja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtësinë, nuk është as çështje politike, as çështje partiake, as çështje kolektive, po çështje individuale.
Ne nuk e kemi udhëhequr dhe nuk e mbështesim pa kushte Reformën ne Drejtësi, si pale politike po si force udhëheqëse politike e morale e shqiptareve pa dallim, kështu qe për mua e për Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e ditës se pare ne detyre: Cilido qoftë, pa dallim partie duhet te përballet vete me drejtësinë!
Dhe cilindo qoftë nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtësisë, duhet te ballafaqohet me drejtësinë bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk është zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin përfundimtar gjyqësor, askush nder ne qe ka pune me drejtësinë nuk mund te jete pjese e familjes sonë politike. Kaq.
Kjo është Partia Socialiste. Ky jam unë miku im. Te përshëndes!”-shkruan Rama.