Pas deklaratave të ish-presidentit rus, Trump urdhëron vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

01 gusht 2025 | 21:03

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane në zonat e përshtashme pranë Rusisë. Kjo vjen pas deklaratave të Dmitry Medvedev ku tha se Rusia është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë politikën e saj. Trump në postimin e tij iu referua drejtpërdrejt ish-presidentit rus dhe nënkryetarit aktual të Këshillit të Sigurisë së vendit, duke folur për deklarata jashtëzakonisht provokuese nga pala ruse.

“Kam urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në zonat e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse nuk janë vetëm fjalë”, vuri në dukje Trump, duke shtuar se fjalët kanë rëndësi dhe shpesh çojnë në pasoja të paparashikuara.

“Bazuar në deklaratat jashtëzakonisht provokuese të ish-Presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në zonat e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse nuk janë vetëm fjalë. Fjalët kanë shumë rëndësi dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paparashikuara. Shpresoj që ky të mos jetë një nga këto raste. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje,” shkruan Trump.

Të enjten Donald Trump, në një postim në platformën Truth Social, sulmoi Medvedevin me rastin e deklaratave të zyrtarit rus në lidhje me tarifat dhe një konflikt të mundshëm SHBA-Rusi. Presidenti amerikan e përshkroi Medvedevin si një ish-president të dështuar të Rusisë dhe i bëri thirrje atij të kishte kujdes me fjalët e tij, duke vënë në dukje se ai po hynte në një territor shumë të rrezikshëm.

Medvedev u përgjigj nëpërmjet një postimi në Telegram, duke deklaruar se reagimi i Trump konfirmon se Rusia është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë politikën e saj: “Nëse disa fjalë nga ish-presidenti i Rusisë shkaktojnë një reagim kaq nervoz nga presidenti i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara, atëherë Rusia po bën gjithçka siç duhet dhe do të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Deda, foli rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje…