Pas dekretimit të ligjit nga presidenti fillojmë pagesat për masat e pakos së kaluar

30 korrik 2020 | 21:25

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët kanë votuar për miratimin e buxhetit të rishikuar për vitin 2020. “Si Ministri e Financave kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjëherë pas dekretimit të ligjit nga presidenti i Republikës së Kosovës, t’i ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar. Përmes buxhetit të rishikuar jemi siguruar që ta ruajmë stabilitetin makrofiskal, ta financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID-19 dhe ta rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…