Pas dështimit në Ligën e Kampionëve, Perezi gjen pasuesin e Arbeloas
16 prill 2026
| 14:47
Real Madrid po përgatit ndryshime të mëdha pas një sezoni zhgënjyes, ku skuadra mbeti jashtë garës për trofe.
Drejtuesit e klubit, me në krye Florentino Pérez, kanë vendosur të reagojnë menjëherë.
Objektivi kryesor për stolin është trajneri gjerman Jürgen Klopp, i cili shihet si figura ideale për të nisur një epokë të re në “Santiago Bernabeu”.
Stili i tij energjik dhe përvoja në nivelet më të larta të futbollit evropian e bëjnë një kandidat shumë tërheqës për madrilenët.
Negociatat pritet të intensifikohen në javët në vijim, ndërsa vendimi final mund të jetë vendimtar për të ardhmen e klubit.
Nëse arrihet marrëveshja, Klopp do të shënonte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore.



