
Pas dështimit të 29, Gërvalla thotë se kanë shumicën për ta krijuar qeverinë e re
09 qershor 2025
| 12:36
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas dështimit të 29 për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit, ka thënë se kanë shumicë parlamentare për qeveri të re.
“E kemi shumicën qeveritare e kemi, por s’kemi arritur ende aty. Secili të kalojë veten. Dhe më pas sfidoni a do të jemi në gjendje të formojmë qeveri apo jo”.
“LDK-ja kudo që sillet do me pas praninë e PDK-së. Dhe këtë unë jam e bindur që e ka të vështirë t’ia shpjegojë votuesit të saj, dhe prandaj ndërron fjalorin”, ka thënë Gërvalla.