Pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë, Osmani thërret partitë në takim nesër në orën 12:00
30 tetor 2025
| 11:18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë në një takim që do të mbahet nesër (e premte) në orën 12:00.
Lajmin e ka bërë me dije Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, ka thënë Kupina për “Express”.
Ky takim vjen pas dështimit të 26 tetorit kur Albin Kurti nuk ka arritur t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë.



