Pas dorëheqjes së dy ministrave, reagon Johnson

05 korrik 23:10

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar pas largimit nga postet ministrore të Sajid Javid dhe Rishi Sunak.

Javid dha dorëheqje si Ministër i Shëndetësisë ndërsa në vend të tij u emërua Steve Barclay gjersa Sunak nuk është më kancelar i Thesarit.

Në një letër të shkurtër, kryeministri shkruante “I dashur Saj, faleminderit për letrën tuaj të dorëheqjes. Më erdhi shumë keq që e mora. Ju i keni shërbyer kësaj qeverie dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar pa dallime”.

Johnson vuri në dukje punën e Javidit për të trajtuar problemet e COVID-19 dhe planet e tjera për shërbimin shëndetësor, dhe u zotua se “Qeveria do të vazhdojë t’i përmbushë ato”.

“Do të më mungosh shumë dhe pres me padurim kontributin tënd nga bankat e pasme”, përfundoi ai.

Ndërkohë, në letrën drejtuar ish-kancelarit Sunak, ai thotë se i vjen keq që ka merr letrën e dorëheqjes së Sunakut.

Ai thotë se Sunak ofroi “shërbim të jashtëzakonshëm për vendin gjatë periudhës më sfiduese për ekonominë tonë në historinë e kohës së paqes”.

Ndryshe, dorëheqje kanë dhënë edhe disa zyrtar të tjerë qeveritar duke edhe përfshirë edhe nënkryetarin e partisë që e udhëheq kryeministri, Konservatore, Bim Afolami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manjati rus Yuri Voronov, kreu i një kompania logjistrike që…