Pas drekës me Dukën, Ceferin shkon në kryeministri për të takuar Ramën

03 shkurt 2022 | 16:14

Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, mbërriti pak minuta më parë në Kryeministri për takimin zyrtar me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Numri 1 i futbollit evropian ka ardhur sot në Shqipëri për të diskutuar tema të ndryshme, ku ajo me shumë rëndësi është zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në muajin maj në “Air Albania”.

Tema e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka kërkon një mandat të 6-të radhazi. Ceferin mbërriti në Shqipëri rreth orës 12:00 dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin. /Kohajone

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin tjetër mund të zhvillohen tri gara të Formula 1…