
Pas Dubait, aksidentohet ish banorja e Ferma VIP, operon hundën për herë të dytë
02 qershor 2025
| 11:21
Ish-konkurrentja e “Ferma VIP 2”, Nur Al Khazal, është shtruar në spital në Dubai pas një lëndimi në hundë që ka sjellë komplikime të mëtejshme.
Nur ndodhej në pushime në Dubai me shoqen e saj të ngushtë, por udhëtimi nuk ka shkuar sipas pritshmërisë. Sipas asaj çfarë raportohet nga Prive By Liberta Spahiu, ajo ka pësuar dëmtim në hundë, ku ishte operuar më herët për arsye estetike, duke e detyruar të kryejë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.
Aktualisht, ajo ndodhet e shtruar në një spital në Dubai dhe do të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve për disa ditë, derisa të rikuperohet plotësisht.
Në rrjetet sociale, Nur ka publikuar imazhe nga spitali, ku shfaqet me lule të dërguara nga familjarët, por pa dhënë detaje të plota mbi arsyen e shtrimit.