Pas dy ditësh, policia arrin të arrestoj një të dyshuar që theri me thikë dy persona në Pejë

02 maj 2019 | 20:29

Policia e Kosovës (PK), pas dy ditësh ka arritur që të arrestoj njërin prej të dyshuarve i cili theri me thikë dy të mitur në Pejë.

Dy ditë më parë, në Stacionin e Autobusëve në Pejë, ishin therur me thikë dy persona të mitur, të cilët kishin pësuar plagë të rënda në kokë e në pjesë të tjera të trupit, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arritur që të arrestoj njërin prej të dyshuarve.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar për veprën ‘vrasje në tentativë’

“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur që të identifikojë njërin nga të dyshuarit e veprës ‘ Vrasje në tentativë’, rast që kishte ndodhur më datë 30.04.2019 rreth orës 17:18 në vendin stacioni i autobusëve në Pejë, me ç’rast viktima të këtij rasti ishin shtetasit E.H dhe S.U”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, i dyshuari është arrestuar sot me datë dhe është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe të gjitha veprimet hetimore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, ku edhe i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Donald Trump, bëri…