Pas emërimit të Rifat Latifit në postin e ministrit të Shëndetësisë, flet vajza e tij

16 nëntor 2021 | 18:52

Vajza e ministrit të ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi, Fortesa Latifi është shprehur krenare me babin e saj pasi u zgjodh në këtë pozitë.

Ajo përmes një shkrimi në ‘Twitter’ ka shkruar se gjyshërit e saj ishin fermerë që s’dinin shkrim-lexim, ndërsa djali i tyre tanimë është ministër i Shëndetësisë.

Latifi thotë se përderisa babai i saj ka dashur gjithmonë t’iu ndihmonte njerëzit tani ka mundësinë që ta bëjë këtë në një shkallë më të lartë.

Postimi i Fortesa Latifit:

Ky është babai im, ministër i ri i Shëndetësisë në Kosovë. Kur e kujtoj nga fillimi s’arrihet të përshkruhet. Ai është kthyer në shtëpi për të bërë më të mirën e mundshme. Gjyshërit e mi ishin fermerë analfabetë dhe djali i tyre është tash ministër i Shëndetësisë. S’mund të jem më shumë se kaq krenare. Kur të vie në mendje se sa pak mundësi për edukim kishin gjyshërit e mi dhe se si djali i tyre ka arritur tashmë. Jam shumë krenare. Ai gjithmonë ka dashur t’i ndihmojë njerëzit dhe tani do ta ketë mundësinë që ta bëjë këtë në një shkallë më lartë se sa e bën zakonisht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësit e ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, kanë paraqitur…