
Pas erërave të forta, KEDS-i publikon një njoftim
21 qershor 2022
| 23:02
Për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin tonë, ka njoftuar KEDS-i.
“Zonat më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajit dhe Mitrovicës”, thuhet në njoftimin për medie.
“Ekipet tona janë të shpërndara anë e kënd Kosovës dhe po përkujdesen që prishjet dhe problemet e shkaktuara nga erërat, t’i identifikojnë dhe të intervenojnë aty ku po paraqiten mundësitë e intervenimit”, theksohet në njoftim.
KEDS-i u ka bërë thirrje konsumatorëve për kujdes të shtuar.
“Në të njëjtën kohë për problemet e shfaqura në rrjet, ju lutem na shkruani në kanalet tona të komunikimit me konsumatorë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.