Pas Ermal Metës e Rita Orës edhe Eleni Foureira me koncert në Tiranë

08 korrik 2018 | 21:35

Pasi dogji skenën e “Eurovisionit”, aty ku tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën në muajin maj, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të vijë në Tiranë të ndezë skenën e sheshit “Skënderbej” më 25 korrik.

Momentalisht, ajo ndodhet në një tur nëpër Europë, që përfshin koncerte në Qipro, Ibiza, Madrid, Barcelonë, Londër, Amsterdam e Stokholm, duke shijuar ende suksesin e saj pas performancës në Festivalin e muzikës europaine.

Në profilin e saj social, Eleni ka zbuluar se pjesë e turit të saj do të jetë edhe kryeqyteti shqiptar, ku ajo do të performojë më 25 korrik.

Pas dy këngëtarëve Ermal Meta dhe Rita Ora, Eleni Foureira është e treta këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, që do të performojë në Tiranë.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë “n’Kosovë Show” të ftuar janë dy reperët mjaftë…