Pas fushatës me tubime, si ka kredibilitet moral për të kërkuar mbyllje nga qytetarët

21 shkurt 2021 | 16:49

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rritjes së rasteve me Covid në vend.

Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, Ahmeti ka përmendur tubimet gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë se pas asaj fushate me tubime, askush nuk ka kredibilitet moral për të kërkuar mbyllje nga qytetarët.

“Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me Covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushatë me tubime, si ka kredibilitet moral për të kërkuar çfarëdo mbyllje nga qytetarët”, ka shkruar Ahmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar sot për 398 raste të reja me Covid, pas testimit të 2 996 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se…