Pas hapjes së kufijve, krijohen kolona në kufirin Kosovë-Shqipëri (Foto)

01 qershor 2020 | 13:28

Qeveria në detyrë e Kosovës të dielën ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësorë.

Një ditë pas këtij vendimi, qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare në Morinë, raporton “Epoka e re”.

Në një foto të cilën e ka dërguar një lexues i “Epokës së re” në pikëkalimin kufitar në Morinë shihen kolona të gjatë të veturave të cilat janë duke pritur për të shkuar në Shqipëri.

Shqipëria nga sot ka hapur plazhet e saj, pavarësisht situatës me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Neurologjisë është përuruar dhoma për trajtimin e…