Pas humbjes nga Zvicra, Mbappe ishte afër të largohej nga kombëtarja

19 qershor 2022 | 14:34

Kylian Mbappe ka qenë pranë të largohet nga kombëtarja franceze, pasi kishte humbur penalltinë ndaj Zvicrës.

Në ndeshjen e raundit të 1/16 në kampionatin evropian “Euro 2020” ndaj Zvicrës, Franca ishte mposhtur nga Zvicra. Ndeshja ishte mbyllur 3:3 dhe më pas pati shkuar në penallti.

Ishte pikërisht ylli i skuadrës franceze, Kylian Mbappe që e pati humbur penalltinë dhe kombëtarja e tij ishte eliminuar.

Pas atij momenti, francezi ishte sulmuar mjaft shumë dhe sipas presidentit të federatës franceze, ai ishte afër ta linte kombëtaren.

“Ne u takuam pas ndeshjes. Ai ishte i zemëruar, nuk donte të luante më për skuadrën franceze – gjë që padyshim nuk e kishte menduar”, ka hënë Noel Le Graet.

Por, diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi Mbappe vazhdon të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti mund të transferohet te Olympic…