Pas humbjes së FC Kosova Düsseldorf, reagon kryesia e klubit: Padrejtësia duhet të marrë fund!

05 maj 2025 | 15:14

Të dielën është zhvilluar ndeshja në mes FC Kosova Düsseldorf e.V. dhe Cronenberger. Klubi shqiptar ka pësuar humbje të paparashikuar me rezultat 1:0 nga klubi Cronenberg i cili gjendet në pjesën e poshtme të tabelës në Landesliga. Me këtë disfatë janë zbehur gjasat që FC Kosova Düsseldorf e.V të shpallet kampion në Landesliga dhe tashmw klubit i duhen t’i fitoj katër lojërat e fundit që si e dyta të inkuadrohet në Oberliga. E për këtë disfatë të klubit FC Kosova Düsseldorf e.V, kanë reaguar kryesia e klubit, respektivisht anëtari i kryesisë Muhamet Vila, i cili ka ngritur dyshime në referim. Vila ka shkruar në llogarinë e vet në facebook se nuk është hera e parë që ekipi ynë përballet me vendime të padrejta, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejt jo vetëm mundin e kryesisë tanë dhe djersën e lojtarëve por edhe integritetin e kampionatit. Ne e kemi duruar gjatë këtë situatë, duke shpresuar se do të kishte përmirësime, por tashmë durimi ynë ka një kufi!.
“Dje na është mohuar goli 100%. Kjo nuk është hera e parë që ekipi ynë përballet me vendime të padrejta, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejt jo vetëm mundin e kryesisë tanë dhe djersën e lojtarëve por edhe integritetin e kampionatit. Ne e kemi duruar gjatë këtë situatë, duke shpresuar se do të kishte përmirësime, por tashmë durimi ynë ka një kufi!”, ka shkruar ndër tjera Vila.
Reagimi i plotë:
Padrejtësia duhet të marrë fund!
FC Kosova Düsseldorf ka qenë gjithmonë pjesë e futbollit me përkushtim, sakrificë dhe pasion, duke respektuar rregullat dhe garën e ndershme. Por, fatkeqësisht, në shumë ndeshje me rradh vazhdojmë të dënohemi nga referat. Në takimin e fundit, u mohuam një penalti të pastra, të cilat mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes dhe rezultatin përfundimtar.
Dje na është mohuar goli 100%
Kjo nuk është hera e parë që ekipi ynë përballet me vendime të padrejta, të cilat dëmtojnë drejtpërdrejt jo vetëm mundin e kryesisë tanë dhe djersën e lojtarëve por edhe integritetin e kampionatit. Ne e kemi duruar gjatë këtë situatë, duke shpresuar se do të kishte përmirësime, por tashmë durimi ynë ka një kufi!
Nëse edhe në ndeshjen e radhës përballemi me të njëjtin trajtim të padrejtë dhe referim tendencioz….
Në shumë ndeshje me rradhë vazhdojmë të dënohemi nga referat.
Këto janë episodet skandale të arbitrave dhe favorizimet në favor të ekipeve.

https://www.facebook.com/share/p/1PKrf9bfzp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia rajonale në Ferizaj ka njoftuar se në muajin prill…