Pas hyrjes së xhandarëve serbë në Karaçevë, Hoti mbledh në takim drejtuesit e sigurisë së vendit

11 gusht 2020 | 11:12

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur sot një takim virtual me drejtuesit e institucioneve të sigurisë së vendit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushë të sigurisë.

Ky takim vjen pas rastit të hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, në zonë kufitare të Kamenicës.

Pjesëmarrës të këtij takimi ishin ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë bashkëbisedim, Hoti i ka falënderur përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në vend për përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të tyre për përballimin e gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Po ashtu, ai kërkoi që ky përkushtim dhe ky mobilizim i këtyre institucioneve të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që ka kërkuar edhe koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, e në veçanti me KFOR-in, si një partner strategjik i Kosovës në fushë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës, Drita do ta luajë ndeshjen e…