Pas intervistës së bujshme, motra e Meghan Markle habit me deklaratën: Harry po vë në dyshim martesën, mund të ndahen

15 mars 2021 | 16:25

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry e Meghan Markle, ka tronditur mbarë botën e sidomos Pallatin Mbretëror. Çifti i famshëm zbuloi disa anë të errëta nga familja mbretërore, që askush nuk i dinte më parë.

Pas kësaj interviste të shumëpritur dhe që bëri bujë menjëherë, motra e Dukeshës mendon se Meghan dhe Harry do të divorcohen.

Samantha Markle ka qenë në një lidhje direkte me TMZ, ku është shprehur se çifti po shkon drejt ndarjes, nëse nuk merr ndonjë këshillim serioz dhe nuk kërkon falje për të zhbërë dëmin që i ka bërë familjes mbretërore.

E motra e Dukeshës shtoi se Harry ndoshta po vë në dyshim martesën e tij me Meghan, ndërsa këtë të fundit e akuzon për gënjeshtra lidhur me intervistën për ‘Oprah’.

Pas intervistës së bujshme, motra e Meghan Markle habit me

Pas intervistës së bujshme, motra e Meghan Markle habit me

Pas intervistës së bujshme, motra e Meghan Markle habit me

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti,…