Pas karantinimit të Suharekës, flet Muharremaj

12 prill 2020 | 08:57

Mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë është marrë vendim që edhe Komuna e Suharekës të vendoset në karantinë. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, njofton se të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill) deri në orë 17:00.

Njoftimi i tij:

Të nderuar qytetarë,

Siç jeni njoftuar, mbrëmë është vendosur karantinimi i Komunës së Suharekës.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Bali Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vjen nga një vend që ishte shkatërruar nga lufta. Shaqir…