Pas komenteve fyese ndaj dëshmorëve të UÇK-së, reagon djali i Beqir Gashit dhe nipi i Mujë Krasniqit

15 dhjetor 2025 | 14:09

Pas një komenti të publikuar në rrjetet sociale nga Mefail Maliqi, në të cilin ai akuzon dhe fyen luftëtarët e rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Mujë Krasniqin, Beqir Gashin dhe luftëtarët e tjerë të rënë më 14 dhjetor 1998, ka reaguar Ismet Beqir Gashi, djali i Beqir Gashit dhe nipi i Mujë Krasniqit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka shprehur indinjatën e tij ndaj këtyre deklaratave, duke i cilësuar ato si fyerje ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe luftëtarëve të gjallë të UÇK-së.

“Bravo, Gërrnaq, mirë e ki. Është e çuditshme që ata që po i fyejnë heronjtë që kanë dhënë jetën për liri dhe që po i fyejnë heronjtë e gjallë që kanë kontribuar për atdheun, po e mbështesin Albinin. Ndoshta që 80% e atyre që janë në VV janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Reagimi i tij ka nxitur diskutime të shumta në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje ndjeshmërinë e temës së luftës, dëshmorëve dhe rolit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të…