
Pas kontaktit me Gjukanoviqin, Milanoviq rezulton negativ për Covid-19
24 dhjetor 2021
| 13:14
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili ishte për vizitë në Kosovë, ka rezultuar negativ për Covid-19.
Milanoviq, i cili së fundmi mori dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, u testua mbrëmë për shkak se ishte në kontakt me presidentin malazez Milo Gjukanoviq, njoftuan mediat kroate.
Gjukanoviq ishte në Zagreb atë ditë, ku mori pjesë në kremtimin e përvjetorit të themelimit të Bashkimit Kombëtar të Malazezëve në Kroaci dhe Milanoviq ishte me të.
Dje në Podgoricë është bërë e ditur se Gjukanoviq ka anuluar paraprakisht të gjitha takimet dhe më pas është infektuar me koronavirus.
Milanoviq të enjten u takua me presidenten Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.