Pas Lituanisë, Rusia kërcënon dhe Poloninë: Kemi vrarë 80 polakë

25 qershor 2022 | 19:04

Teksa më herët Rusia lëshoi një kërcënim për Lituaninë, vend anëtar i NATO-s, se do sulmonte nëse nuk lejonte kalimin e anijeve ruse, këtë herë Moska ka vendosur në shënjestër dhe Polononë.

Ditën e sotme zyrtarë nga Kremlini kanë deklaruar se rreth 80 mercenarë polakë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë, ndërsa shtuan po ashtu se kishin hequr një flamur polak nga një memorial i ngritur në kujtim të mijëra polakëve të vrarë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940.

Kjo e ka shtyrë Poloninë t’i bëjë thirrje NATO-s që të forcojë më tej praninë e saj të sigurisë në Hendekun Suwalki, korridori i ngushtë i territorit që lidh tre shtetet baltike me pjesën tjetër të aleatëve të tyre të NATO-s dhe ndan Kaliningradin nga aleati rus Bjellorusia.

Ne do të kërkojmë forcimin e këtij korridori… në bisedimet tona me partnerët tanë nga NATO,” tha Mateusz Morawiecki në një konferencë shtypi në Bruksel pas një samiti të Bashkimit Evropian.

Kaliningrad dhe Hendeku Suwalki, në territorin polak, do të ishin pika zero për çdo konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë, pasi Vladimir Putin do të lëvizte menjëherë për të shkëputur shtetet baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë nga pjesa tjetër e NATO-s dhe për t’u izoluar dhe mbrojtur kështu nga sulmet e pashmangshme të NATO-s në rast të përshkallëzimit të konfliktit.

Këtë javë Moska paralajmëroi për ‘veprime shumë të ashpra’ kundër Lituanisë pasi dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar u ndaluan nëpër territorin lituanez me arsyetimin e sanksioneve, duke mos i lejuar të mbërrinin në Kaliningrad.

Moska kërcënoi se nëse tranziti i mallrave nuk rifillonte në të ardhmen e afërt, Rusia rezervon të drejtën të veprojë për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të…