Pas Malit të Zi, presidenti i Këshillit Evropian arrin në Kosovë

14 maj 2025 | 16:54

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka arritur në Kosovë në kuadër të vizitës së tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Costa është takuar me Aivo Orav, shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Orav ka thënë se pati kënaqësinë të pres në takim Costan.

“Vizita e tij konfirmon angazhimin e fortë të BE-së ndaj rajonit dhe të ardhmes së tij evropiane”, ka thënë Orav.

Para Kosovës, Costa ka qenë për vizitë në Malin e Zi, sot gjatë ditës, i njëjti aty ka thënë se nëse Mali i Zi bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028 është një slogan i mirë, sipas tij, do të ishte domethënëse nëse do të ndodhte kjo edhe më herët.

Të nesërmen, më 15 maj, i pari i KE-së do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, të premten, më 16 maj, ai do të jetë bashkëorganizator i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.

Tema e këtij samiti është “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”.

Takimi do të përqendrohet në siguri dhe udhëheqësit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës, të ndjekura nga tre tryeza të rrumbullakëta tematike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë udhëtimi nga Riadi drejt Dohas, Presidenti i Shteteve të…