Pas marrëveshjes, BE-ja jep shpresa për rikthimin në agjendë të liberalizimit të vizave

25 nëntor 2022 | 09:52

Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka konfirmuar se do të kthejë në agjendë propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zëdhënësja Eva Hrncirova shprehet se kjo çështje do të jetë në agjendë të takimeve gjatë javëve në vijim, por pa dhënë një datë të saktë.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian hoqi më herët nga agjenda e takimit të djeshëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e…