
Pas më shumë se dy dekadash, shitet për këtë çmim çorapja e Michael Jackson!
Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në ankand për 6,200 euro. Çorapja e zbukuruar me kristale u përdor nga “Mbretit i Pop-it” gjatë performancës së tij në Nice, Francë, më 27 qershor 1997 dhe u ruajt për gati tre dekada nga një teknik zëri që punonte në koncert.
Çmimi fillestar ishte 2,500 euro, ndërsa ekspertët e vlerësuan ndërmjet 3,000 dhe 4,000 euro, por ofertat e koleksionistëve e çuan shumën shumë më lart. Identiteti i blerësit nuk është bërë publik, por objekti u cilësua si një “copëz historie pop”. Kjo nuk është hera e parë që veshjet e Michael Jackson shiten për shifra marramendëse.
Disa nga shitjet më të njohura përfshijnë xhaketën e kuqe të “Thriller”, e shitur për 1.8 milionë dollarë (2011), dorezën me kristale Swarovski, 350,000 dollarë (2009), këpucët e para të “moonwalk”-ut, 75,000 dollarë (2018) dhe xhaketën ushtarake të zezë, 144,000 dollarë.