Pas ndarjes me Mimoza Shkodrën/ Seldi Qalliu prezantoi partneren e tij të re
Teka kanë kaluar dy vite nga ndarja me Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu duket se ka gjetur një dashuri të re. Këngëtari ka vendosur që ta bëjë publike lidhjen e tij të re në ditën e lindjes së vajzës që i ka vjedhur zemrën.
Seldi ka postuar në profilin i tij në “Instagram” foto e video nga ditëlindja, ku gjithashtu ka zbuluar se ka surprizuar partneren me festën dhe tortën e ditëlindjes.
Ai ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet duke shkëmbyer një puthje të ëmbël në buzë me të dashurën. Krahas kësaj poze, Seldi i bën urimin special të dashurës së tij të quajtur Sindi.
“Edhe ? zemra ime te dua shum ???”- janë fjalët e Seldit në postim. Mirëpo, vëmendjen në këtë foto na e tërhoqi unaza në gishtin e bukuroshes, e cila ndodhet pikërisht në “gishtin e fejesës”.
Ende nuk e dimë nëse unaza e vendosur nga Sindi në këtë gisht është thjesht rastësi, apo dyshja i ka dhënë fund beqarisë.







