Pas ndarjes nga Wanda Nara, Icardi “gjen ngushëllim” te aktorja e njohur turke

09 nëntor 12:02

Prindërit të dy fëmijëve, Mauro Icardin dhe Wanda Nara pas gjithë bujës së madhe të ndarjes tani jetojnë të ndarë. Ai e kalon kohën mes Evropës dhe Argjentinës. Futbollisti tregon një përmirësim të jashtëzakonshëm nga dita në ditë në fushën e blertë dhe me dy gola vendosi derbin e fundit ndaj Besiktasit.

Por jo vetëm në fushën e blertë, Icardi duket se ka shënuar “gol” edhe në jetën e tij private. Ditët e fundit si në Turqi ashtu edhe në Spanjë po shtohen raportet për lidhjen e re të Icardit.

Icardi është në një lidhje me Debrim Ozkan, e cila është një aktore e njohur veçanërisht në Turqi për pjesëmarrjen e saj në telenovela. Ajo është 24 vjeç, ka mbaruar shkollën e arteve figurative dhe është një yll në rritje në vendin fqinj.

Kohët e fundit Ozcan është gjithnjë e më shpesh në tribunat e stadiumit Galata, ndërsa një foto e zakonshme e tyre ka qenë ajo që ka dhene sigurine e nje cifti te ri ne skene.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e diskutimeve publike, është shqyrtuar “Projekt-rregullorja për klasifikimin…