Pas një viti pezullim, zhbllokohet ‘TikTok’-u në Shqipëri
04 shkurt 2026
| 17:05
Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht “Tiktok”-u në Shqipëri.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton “TCh”.
“Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line ‘Tik Tok’, shfuqizohet”, është thënë në vendim.
Kjo platformë ishte pezulluar më 6 mars të vitit të kaluar.



