Pas Osmanit, kryediplomati gjerman takohet Kurtin
18 nëntor 2025
| 16:28
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në Kuvendin e Kosovës.
Takimi me Kurtin vjen pas një vizite që Wadephul e ka zhvilluar më herët te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën ka mbajtur edhe një konferencë për medie.
Në këtë konferencë është ritheksuar mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për Kosovën dhe rëndësia e stabilitetit rajonal.



