Pas Osmanit, Oravi në takim lamtumirës edhe me Kurtin

16 mars 2026 | 15:20

Ambasadori i Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti.

Orav ka vlerësuar bashkëpunimin e mëparshëm dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka ofruar Kosovës, duke shprehur shpresën që së shpejti të gjitha institucionet të jenë funksionale dhe të fokusohen plotësisht në procesin e integrimit evropian.

“Duke i thënë lamtumirë sot kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i BE-së, Aivo Orav reflektoi mbi marrëdhëniet e kaluara dhe të ardhshme BE–Kosovë dhe mbi mbështetjen e konsiderueshme që BE-ja i ka ofruar Kosovës deri më tani. Orav shprehu shpresën që së shpejti të gjitha institucionet të jenë funksionale dhe plotësisht të përqendruara në integrimin evropian”, ka njoftuar zyra e BE-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmet Kuraja shpall të pavlefshme diplomën e Fakultetit Juridik të…