Pas Osmanit, Pahori shkon në qeveri për t’u takuar me Kurtin

29 nëntor 2021 | 14:12

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe konferencën e përbashkët me të, ka mbërritur në objektin e Qeverisë, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Pahori ka theksuar paraprakisht se BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën, ndërsa inkurajoi presidenten që të përqendrohen në dialogun me Serbinë dhe ta arrijnë marrëveshjen finale.

Presidenti slloven dje ka qëndruar në Beograd.

Kjo është vizita e dytë e Pahori në Kosovë brenda një periudhe të shkurtër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit e ka…