Pas Preshevës, edhe në Komunën e Bujanocit ngritët flamuri kuq e zi

28 nëntor 2023 | 11:15

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Përmes një video postimi në rrjetin social në “Facebook”, Lutfiu shihet duke ngritur flamurin kombëtar në Komunën e Bujanocit.

“Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim!”, ka shkruar Luftiu.

Ndryshe, edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të hënën ka vendosur flamurin kombëtar për nder të festës së flamurit, 28 Nëntorit.

Arifi ka thënë se kjo është hera e shtatë që po e vendos flamurin, ndërsa ka uruar qytetarët për festën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga luftëtarët e “Betejës së Koshares”, ishte edhe Xhafer…