
Pas Prizrenit, Hoxhaj shkon në Drenas
14 shkurt 2021
| 17:28
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka qëndruar pasdite në Komunën e Drenasit.
Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi nga Drenasi, ku shihet së bashku me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci dhe kryetarin e Degës së PDK-së, Sejdi Hoxha.
Sot gjatë ditës, Hoxhaj ka vizituar Ferizajn dhe Prizrenin.
Kujtojmë se sot në Kosovë janë duke u zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në orën 19:00.