Pas rebelimit të pjesëtarëve të Wagnerit, aeroplani i themeluesit të këtij grupi famëkeq rus ka ateruar në Bjellorusi

27 qershor 2023 | 10:33

Aeroplani privat i themeluesit të Wagnerit rus, Yevgeny Prigozhin fluturoi nga qyteti rus i Rostov për në Bjellorusi, dhe një aeroplan tjetër mbërriti atje nga Shën Petersburg, raportoi media e pavarur Belaruski Hajun, duke cituar të dhënat e Flight Radar.

Aeroplani i Yevgeny Prigozhin me numër regjistrimi RA-02795 u ul në bazën ajrore Machulishchi afër Minskut në orën 7:40 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Një aeroplan tjetër mbërriti nga Rusia: një aeroplan privat BAe 125-800B me numër regjistrimi RA-02878 u ngrit nga Shën Petersburg dhe u ul në bazën ajrore Machulishchi në orën 07:58.

Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin tha mbrëmë se veprimet e shërbimeve ruse, sensi i shëndoshë i shumicës së anëtarëve të Wagner dhe “fryma patriotike e qytetarëve rusë”, ishin vendimtare në shtypjen e rebelimit të udhëhequr nga Prigozhin kundër udhëheqjes ushtarake ruse.

Ai u ofroi luftëtarëve të Wagner disa opsione – bashkimi me ushtrinë ruse, shkuarja në familjet e tyre ose shkuarja në Bjellorusi.

Dje, ueb-faqja pro-Kremlinit lenta.ru, duke cituar kanalin Telegram Brief, njoftoi se themeluesi i Wagner ishte parë tashmë në Minsk, në hotelin Green City me tre yje në periferi të qytetit.

Vetë hoteli nuk mund të konfirmonte që Prigozhin po qëndronte me ta, duke iu referuar konfidencialitetit të informacionit për mysafirët.

Ata sqaruan gjithashtu se nuk kanë dhoma luksoze dhe opsioni më i shtrenjtë i akomodimit është një dhomë e kategorisë “të përmirësuar” që kushton 180 rubla bjelloruse (rreth 65 euro) për natë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adrien Rabiot po bëhet gati të nënshkruajë një vazhdim të…