“Thellësisht të pikëlluar nga rrëzimi i avionit ushtarak turk që mori 20 jetë. Ngushëllimet tona të sinqerta u shkojnë familjeve të viktimave, Presidentit Erdogan, Qeverisë së Turqisë dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi,” ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin turk në këtë moment të rëndë zie.



