Pas shërimit, 179 personave testi për Covid-19 prapë u doli pozitiv

20 prill 2020 | 08:33

Edhe 16 persona të tjerë, të cilët ishin shëruar nga koronavirusi dhe përfunduan periudhën e karantinës, kanë rezultuar sërish pozitivë me Covid-19, njoftuan të dielën autoritetet në Korenë e Jugut. Kjo do të thotë se 179 persona në total kanë rezultuar sërish pozitivë, pasi përfunduan edhe periudhën e karantinës, nga 8 042 persona që janë shëruar nga COVID-19 deri tani, tha drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut, Jung Eun-Kyeong, transmeton A2.

Deri tani është ende e paqartë se pse këta persona rezultojnë sërish pozitivë. Shumica e ekspertëve janë shprehur se nuk ka mundësi që virusi të rikthehet menjëherë pas shërimit. Jung theksoi se një hetim i thelluar epidemiologjik është duke u zhvilluar për ta zbuluar shkakun.

Shumica e rasteve rezultojnë pozitiv pas një mesatare prej rreth 13 ditësh pas daljes nga karantina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Bill Klinton para një audience të madhe vetëm…