Pas sherrit me këpucë, ‘takohen’ reperet në shfaqjen e modës (Foto)

24 shtator 2018 | 18:02

Reperja Cardi B është rikthyer në syrin e publikut vetëm pak kohë pas zënkës që pati me Nicki Minaj.

Ato kanë kryqëzuar rrugët kur shkuan në shfaqjen e modës në Milano, por nuk ka ndodhur asgjë jashtë parashikimeve.

Cardi B është shfaqur e veshur me koleksionin e ri të vjeshtës nga “Dolce Gabana”, një xhaketë, çizme dhe syze me print tigri. Ajo është ulur në rreshtin e parë pranë Stevie Wonder dhe Liam Payne.

Shenjën që iu bë gjatë zënkës me rojet e Nickit e kishte mbuluar me grim, flokë dhe më pas me syze. Ndërsa Nicki Minaj ka zgjedhur të vishej me firmën “Versace” në një prej eventeve më të mëdha në industrinë e modës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin…