Pas shpërbërjes së Kuvendit, Osmani del në konferencë për medie nga ora 13:00

20 nëntor 2025 | 12:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media nga ora 13:00 pasi ka nënshkruar dekretin për shpërbërjen e Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar  për “Express” këshilltari për medie i Osmanit, Bekim Kupina.

Osmani sot ka mbajtur një takim me liderët partiakë për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit.

Më herët Presidenca ka njoftuar për shpërndarjen e Kuvendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dion Gallapeni po shndërrohet në një nga lojtarët më të…