Pas shpërthimit, Rusia rrit sigurinë në urën që e lidh me Krimenë

09 tetor 2022 | 08:10

Rusia ka rritur sigurinë në urën e saj të vetme drejt Krimesë, pasi një shpërthim i madh shkatërroi pjesë të saj të shtunën.

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar tani Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) të mbikëqyrë lidhësin kyç me gadishullin e pushtuar.

Ura është gjithashtu një simbol kryesor i aneksimit rus të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Nga shpërthimi mbetën të vdekur tre persona, thanë hetuesit rusë.

Zyrtarët thanë se puna për rregullimin e pjesëve të dëmtuara do të fillojë menjëherë.

Zëvendëskryeministri rus urdhëroi që pjesët e shkatërruara të urës të hiqen menjëherë dhe tha se zhytësit do të fillojnë të hetojnë dëmet poshtë vijës ujore të dielën në mëngjes, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

E përshëndetur nga mediet ruse si “ndërtimi i shekullit”, ura ka qenë vendimtare për Rusinë për lëvizjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe trupave në Ukrainën jugore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 50 vjet nga themelimi i Baletit Kombëtar…