Pas sjelljes së dyshimtë të ferizajasit, policia ia sekuestron revolen

21 shkurt 2026 | 09:52

Policia e Kosovës ka konfiskuar një revole me tetë fishekë gjatë një kontrolli në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur më datë 21.02.2026, rreth orës 01:40, kur njësia patrulluesej, gjatë patrullimit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ka hasur në një veturë të tipit VW Touran me targa vendore, e cila ishte e ndalur.

Në afërsi të veturës është identifikuar një person mashkull me inicialet Xh.G. (34 vjeç). Për shkak të sjelljeve të dyshimta, policia ka kryer kontroll ndaj tij, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë, me tetë (8) fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një skemë e rëndë mashtrimi, e ndërtuar mbi shpresën për…