
Pas skandalit të kryeministrit malazez, reagon Driton Abazoviq: Duam marrëdhënie të mira me Bosnjën
10 janar 2021
| 20:57
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, foli pas reagimeve të qytetarëve dhe zyrtarëve të shumtë të Bosnje dhe Hercegovinës sepse Kryeministri Zdravko Krivokapiq përgëzoi Ditën antikushtetuese të Republikës Serbe.
Abazoviq iu drejtua anëtarit të Presidencës së BH-së, Zeljko Komsiq, duke theksuar se Qeveria e Malit të Zi zhvillon politikë zyrtare vetëm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
“Ne duam marrëdhëniet më të mira me vendet e rajonit, dora e miqësisë së Qeverisë së Malit të Zi shtrihet për të gjithë, kjo vlen edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në “Twitter”.