Pas sondazheve reagon Kurti: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit

28 dhjetor 2025 | 19:22

Kandidati për kryeministër i LV-së, Albin Kurti, ka thënë se vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit.

“Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij. E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare. Ju faleminderit e mirupafshim”, ka shkruar Kurti në një video të publikuar në “Facebook” pas publikimit të sondazheve, ku partia e tij del fituese e zgjedhjeve me 44 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK…