Pas të shtënave ditë më parë në Gllogjan, policia arreston një të dyshuar
Gjatë ditës së sotme, policia në Pejë, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka marrë informacion se në fshatin Gllogjan të Deçanit dyshohet të ketë pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, menjëherë pas marrjes së informatës, janë drejtuar në vendin e ngjarjes, ku fillimisht janë gjetur disa prova lidhur me rastin.
Hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, pas një pune intensive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë “Pietro Beretta” e kalibrit 9mm dhe një karikator i së njëjtës armë.
“I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë,” thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar si i dyshuar për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.



