Pas të shtënave me armë, vdes një person te “Rruga C”
                14 qershor 2023
                |  21:03
            
        Një person ka mbetur pa shenja jete sonte në Rrugën “C” në Prishtinë.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e ka konfirmuar këtë rast.
Në atë lagje ka pasur gjuajtje me armë, e cila ka përfunduar në tragjedi.
“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete.
Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        