Pas tërmetit shkatërrues, objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë

08 shkurt 2023 | 21:55

Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore.

Në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë.

“Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 12.000 persona.

Zyrtarët thanë më 8 shkurt se 9.057 persona janë konfirmuar se janë vrarë në Turqi dhe 2,992 në Siri. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar të tërmeteve të fuqishme.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian do të organizojë në mars një konferencë donatorësh…